Finalja e madhe Argjentinë-Francë, i pranishëm në stadium edhe flamuri kuqezi
Ka nisur atmosfera në stadiumin “Lusail” teksa të pranishëm janë tifozët dhe flamuri shqiptar.
Në një video që po qarkullon në rrjet një tifoz ka shpalosur flamurin kuqezi.
Edhe pse ekipi ynë përfaqësues nuk ishte pjesë e Botërorit, demonstrimi i flamurit na dhuron emocione pafund.
Rikujtojmë që në orën 16:00 Argjentina do të përballet me Francën për të marrë Kupën e Botës për herë të tretë.