Flamuri kuq e zi me kokë poshtë dhe harta e Kosovës nën flamurin serb/ Tifozët shqiptarë përleshen me çekët në tribunë

1 minut lexim

Një ngjarje skandaloze dhe e turpshme u regjistrua në stadiumin ‘Epet Arena’ në Pragë, aty ku Çekia dhe Shqipëria u përballën në kuadër të grupit B1 në Nations League.

Tifozët çekë në mënyrë të turpshme, kishin shpalosur hartën e Kosovës nën flamurin serb si dhe kishin përdhosur atë shqiptar, duke e kthyer me kokën poshtë.

Në fundin e pjesës së parë, tifozët shqiptarë janë afruar në tribunën e ultrasve çekë, duke tentuar përleshjen fizike. Shumë forca policie u vendosën mes dy turmave ku gjuajtjet me sende nga larg nuk munguan.

Flamujt shqiptar që ishin kthyer kokëposhtë janë larguar nga tribuna, por ai i hartës së Kosovës nën ngjyrat e Serbisë vijoi gjatë gjithë sfidës.

Për më tepër, shikoni momentin e përplasjes së dy tifozerive në fundin e pjesës së parë.

 

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Vuçiq në dilemë, “tundohet” nga presioni i Perëndimit, çfarë rrezikon nëse refuzon ftesën e Putinit

Story i radhës

Taravari: Për dy-tre javë e propozojmë ligjin për përfaqësim të drejtë në Kuvend

Të fundit nga