Mbrëmë rreth orës 19.30 u dëgjua një zhurmë e madhe nga hendbollistët, protestonin përse u fikën dritat e palestrës së sportit “Bill Clinton” në Ferizaj dhe pse iu ndërpre stërvitja.
Ndihmëstrajneri i KH Kastriotit të Ferizajt, Flamur Salihu, drejton gishtin të përgjegjësi për sport i komunës së Ferizajt, Bashkim Haxhimusa.
“Skandal, përgjegjësi për sport, Bashkim Haxhimusa, i fiku dritat, çudi e Zotit.
Ndërsa drejtori i palestrës Alban Hoxha është në Kanada dhe fare nuk duket këndej.
Ne na u ndërpre stërvitja a kur dihet se kemi ndeshje të rëndësishme gjatë kësaj jave. Ky është termini ynë nga ora 18.30 deri 20.00. Kjo është e pakuptueshme, kujt po i pengon klubi ynë?”, tha Salihu për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Aty u dëgjua Haxhimusa duke iu thënë se nuk është trajneri aty dhe nuk ka pas termin stërvitje.
Pas 30 minutave ndizen dritat jo për Kastriotin por për klubin e volejbollit Fer Volley.
Edhe aty disa drita nuk ishin në nivel, por me reagimin e trajnerit Arlind Ibrahimi, dritat u lëshuan të gjitha.