flamur i kuq pas aksidentit te rende ne provat e lira ne japoni 67efac7f2a129

Flamur i kuq pas aksidentit të rëndë në provat e lira në Japoni

April 4, 2025
1 minut lexim

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e së premtes gjatë sesionit të dytë të provave të lira të vlefshme për garën e Çmimit të Madh të Japonisë në Formula 1.

Makina Alpine e pilotit amerikan Jack Doohan është përplasur me barrierat mbrojtëse në kthesën e parë të pistës së Suzuka, teksa ishte me një shpejtësi prej 300km/orë.

Impakti ka qenë i fortë dhe tronditja e pilotit e madhe.

Ai doli vetë nga njëvendëshja e tij, por u transportua menjëherë nga stafi mjekësor në qendrën shëndetësore për verifikime.

Ndërkohë, organizatorët valëvitën flamurin e kuq, duke ndalur për momentin provat e lira deri në pastrimin e pistës dhe zonës ku ndodhi aksidenti.

Në Japoni do të zhvillohet të dielën gara e tretë sezonale e Formula 1.

Makina e Doohan është dëmtuar rëndë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

hoxhaj e domosdoshme qe kosova te anetaresohet ne nato 67efa8fd251e7
Story i mëparshëm

Hoxhaj: E domosdoshme që Kosova të anëtarësohet në NATO

izraeli njofton per nje ofensive te re tokesore ne qytetin e gazes 67efb045d9d9b
Story i radhës

Izraeli njofton për një ofensivë të re tokësore në Qytetin e Gazës

Të fundit nga

Ziberi: Gjykata kushtetuese të mos merret me politike

Avokati i Popullit, Naser Ziberi ka drejtuar kritika të ashpra në adresë të Gjykatës Kushtetuese për prolongimin respektivisht ndërprerjen e “Balancuesit” po edhe tentimin e së njëjtës për kontestimin e Ligjit për
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë