Flakët shkrumbuan banesën dykatëshe, flet banori i zonës: Brenda ishin dy fëmijë të vegjël

January 5, 2025
1 minut lexim

Zjarri i rënë në një banesë në Pogradec ka alarmuar banorët e tjerë, të cilët janë shprehur të frikësuar se mos flakët përhapen edhe në shtëpitë e tyre.

Një prej tyre thotë se në familjen ku ra zjarri jetonte e vetme një grua me dy fëmijë të vegjël brenda.

“Thashë mos kishte rënë zjarr në shtëpinë time. Pashë zjarrin dhe erdha shpejt. Atyre që ju ra zjarri janë të shqetësuar. Me dy fëmijë brenda, dy fëmijë të vegjël, burrin nuk e ka. Këtu janë tre familje”, tha banori i zonës.

Policia në një njoftim zyrtar tha se zjarri ra aksidentalisht në banesën e shtetasit A. B., 80 vjeç.

Si pasojë e zjarrit, janë përfshirë dhe banesat ngjitur me banesën që ra fillimisht zjarri.

“Shërbimet Policisë dhe zjarrfikësit  kanë ndërhyrë menjëherë për evakuimin e banorëve dhe për shuarjen e zjarrit. Nga  rënia e zjarrit ka vetëm dëme materiale, ndërsa banorët janë evakuuar të gjithë. Vijon puna intensive për neutralizimin e përhapjes së zjarrit dhe shuarjen e plotë në banesat e përfshira nga flakët”, tha policia.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë  po punon për përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Turqia i ofron ndihmë Europës, 10 miliardë metra kub gaz në vit përmes gazsjellësit ballkanik

Story i radhës

Pacolli i përgjigjet Haxhiut për Hotelin Grand

Të fundit nga

Robbie Keane emërohet trajner i Ferencvaros

Ish-sulmuesi i Irlandës dhe Tottenham, Robbie Keane, është emëruar trajner i Ferencvaros, ka njoftuar klubi hungarez të hënën. “Njoftojmë se pasardhës i holandezit Pascal Jansen për të drejtuar ekipin tonë tridhjetë e pesë herë kampion dhe
ShkoLartë