Flakët përfshijnë zonën me ullishte në Berat, zjarri përhapet nga era dhe temperaturat e larta

Një zjarr ka rënë në zonën e ullishteve në fshatin Veleshnje në Berat. Zjarri ka nisur papritur në një nga ullishtet e fshatit dhe si pasojë e erës dhe temperaturave të larta zjarri është përhapur me shpejtësi drejt zonës kodrinore,të mbushur me pemë ulliri.

Në zonën e zjarrit kanë shkuar menjëherë 2 grupe shërbimi të Shërbimeve Zjarrfikëse dhe në një kohë të shkurtër flakët janë vënë nën kontroll.

Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre e ferra dhe disa rrënjë ullinj.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve nuk pati dëme në njerëz dhe në banesat që ndodheshin shumë pranë vatrës së zjarrit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Inzaghi: Milan kundërshtar i vështirë!

Story i radhës

Kryetari i Prishtinës njofton për një projekt tjetër rrugor

Të fundit nga