flaket perfshijne banesen ne lushnje shtepia digjet plotesisht ja gjendja shendetesore e familjareve 6a5c9e0f72e38

Flakët përfshijnë banesën në Lushnjë, shtëpia digjet plotësisht. Ja gjendja shëndetësore e familjarëve

July 19, 2026
1 minut lexim

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një banesë në fshatin Stan Karbunarë të Bashkisë Lushnjë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të temperaturave të larta, duke përfshirë të gjithë banesën. Si pasojë e zjarrit janë djegur plotësisht orenditë shtëpiake dhe çatia e shtëpisë.

Në momentin kur ka rënë zjarri, në banesë nuk ndodhej asnjë person. Familjarët që kujdeseshin për shtëpinë nuk ishin aty, ndërsa pronari i saj ndodhet jashtë shtetit.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat ndërhynë për izolimin e flakëve dhe parandaluan përhapjen e zjarrit në banesën ngjitur dhe në zonën përreth.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Ekspertët po vijojnë punën për përcaktimin e shkakut të saktë të zjarrit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Pavarësisht dëmeve të mëdha materiale, nga zjarri nuk raportohet për persona të lënduar.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kur fjalet e djeshme perplasen me ato te sotmet halil geci godet osmanin 6a5c9d9f2bb45
Lajmi i mëparshëm

“Kur fjalët e djeshme përplasen me ato të sotmet”, Halil Geci “godet” Osmanin

pas 5 vitesh burg ne kube disidenti luis manuel otero alcantara shkon ne mergim ne shba 6a5c9e7802026
Lajmi i radhës

Pas 5 vitesh burg në Kubë, disidenti Luis Manuel Otero Alcantara shkon në mërgim në SHBA

Të fundit nga

ShkoLartë