Flakët në malin e Çikës rrezikojnë Dhërmiun

July 14, 2022
1 minut lexim

Zjarri po përparon me shpejtësi duke iu afruar fshatit turistik.

Përkeqësohet situata e zjarrit në malin e Çikës. Flakët janë duke përparuar dhe sipas banorëve të zonës po i afrohen fshatit turistik të Dhërmiut, i cili në këtë periudhë është i populluar nga një numër i lartë pushuesish.

Në zonë kanë shkuar edhe forca zjarrfikëse të Himarës ndërsa vetë banorët po përpiqen që të shuajnë zjarrin, por terreni i vështirë nuk i ka favorizuar.

Vatra mbetet aktive prej katër ditësh ndërsa deri tani janë djegur sipërfaqe e konsiderueshme me pyje dhe shkurre. Qarku i Vlorës ka qenë më problematiku deri tani për sa i përkeq situatës së zjarreve.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Tuchel nuk përjashton mundësinë e transferimit të Ronaldos

Story i radhës

Taravari vetë “KADI vetë SUDI”! Akuzon shqiptarët se sulmuan protestuesit PRO RUS në Shkup

Të fundit nga

ShkoLartë