Flakët ‘mbërthejnë’ edhe Gjirokastrën, nevojitet ndërhyrja e zjarrfikësve dhe ushtrisë

1 minut lexim

Prej disa ditësh në kullotat në lartësitë e Malit të Gjerë kanë qenë aktive disa vatra zjarri, ndërsa flakët po përparojnë me shpejtësi në drejtim të Gjirokastrës dhe rrethinave.

Orët e para të ditës së premte zjarrfikës, efektiva të ushtrisë dhe vullnetarë kanë ecur rreth 4 orë me këmbë për të nisur operacionin për shuarjen e tyre. Vatra më problematike e zjarrit ka hyrë nga territori i Bashkise Delvine dhe po avancon në drejtim të qytetit të Gjirokastrës.

Në operacionin për shuarjen e saj janë përfshirë 11 forca të efektivit zjarrfikes Gjirokastër, 34 forca vullnetare të Bashkisë Gjirokastër dhe 50 efektivë të ushtrise.

Zjarri ka një shtrirje rreth 2 km dhe për shkak të terrenit të thyer po ndërhyet me pompa shpine dhe mjete rrethanore për shuarjen e tij.

Story i mëparshëm

“Jom në Qeveri, në dhomë të Albulena Haxhiut”/ Ironizmi i Faton Hajrizit për lokacionin

Story i radhës

Çifti me origjinë ruse akuzohen për vepër spiunazhi në Australi

Të fundit nga