flaket e ferrit u moren jeten mjeku zbulon detaje nga tragjedia ne greqi dy mes 18 emigranteve te djegur jane femije 64e5015e7ce0e

Flakët e ferrit u morën jetën! Mjeku zbulon detaje nga tragjedia në Greqi: Dy mes 18 emigrantëve të djegur janë fëmijë

August 22, 2023
1 minut lexim

Dy fëmijë ishin mes 18 personave të djegur nga zjarri në pyll në verilindje të Greqisë.

Pavlos Pavlidis, mjek në qytetin e Alexandroupoli dhe njëherazi një ndër ekspertët që kreu inspektimin fillestar në jug të fshatit Avantas – vend ku u gjetën mbetjet trupore të viktimave të djegura – ka zbuluar detaje nga tragjedia.

“Ishin gjithsej 18 trupa të djegur, të gjithë meshkuj dhe dy prej tyre ishin fëmijë. Ata u gjetën të gjithë në grupe prej dy ose tre personash në një distancë prej 500 metrash, me sa duket duke u përpjekur të arratiseshin, dhe disa prej tyre u dogjën në një barakë”– tha ai.

18 trupat u gjetën në një zonë rurale në Evros, ku zjarret po digjen jashtë kontrollit për të katërtën ditë radhazi. Të vdekurit ishin emigrantë, sipas ministrit të Migracionit Dimitris Keridis.

Pavlidis shtoi se trupat do të dërgohen në spital të mërkurën për ekzaminim nga mjekët ligjor. Ai nuk ishte në gjendje të konfirmonte raportimet se tetë trupa të tjerë u gjetën të djegur në një vend tjetër.

Rajoni i Evros është një rrugë tepër e përdorur për emigrantët që vijnë nga Lindja e Mesme dhe Azia, duke kaluar lumin nga Turqia për në Bashkimin Evropian. Autoritetet kanë raportuar një rritje në kalimeve këtë muaj.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

kosova me kater xhudiste ne boterorin u18 ne kroaci 64e4fce946c61
Story i mëparshëm

​Kosova me katër xhudistë në Botërorin U18 në Kroaci

fshf mirepret ne tirane duelet e grupit h 64e5033a4b154
Story i radhës

FSHF mirëpret në Tiranë duelet e Grupit H

Të fundit nga

Horoskopi i datës 22 maj 2025

Dashi Gjatë gjithë kësaj dite mund t’iu dalin edhe pengesa, por nuk duhet të dorëzoheni asnjëherë. Nga ana tjetër ecni gjithmonë me planifikim dhe nuk do gaboni. Perspektivat për ju të dashuruarit
ShkoLartë