flake ne motorin e aeroplanit ne florida pasagjeret dalin permes rreshqitjeve emergjente 6806a6580f86f

Flakë në motorin e aeroplanit në Florida – pasagjerët dalin përmes rrëshqitjeve emergjente

April 21, 2025
1 minut lexim

Një ngjarje e frikshme ka ndodhur në Aeroportin Ndërkombëtar të Orlandos në Florida, ku një aeroplan i kompanisë “Delta Airlines” është përfshirë nga flakët para se të nisej, duke shkaktuar panik në mesin e pasagjerëve, raporton BBC.

Ngjarja ndodhi në fluturimin me numër 1213 që ishte planifikuar të nisej nga Orlando për në Atlanta, me afro 300 pasagjerë në bord.

Pamjet që qarkulluan në rrjetet sociale tregojnë momente dramatike, ku shihet tymi dhe flakët që dalin nga motori i aeroplanit, ndërsa udhëtarët evakuohen përmes rrëshqitjeve emergjente.

Linja ajrore njoftoi se ekuipazhi reagoi menjëherë, duke evakuuar kabinën pasi “flakët u panë në një nga dy motorët kryesorë të avionit”.

Fatmirësisht, nga ky incident nuk raportohet për ndonjë person të lënduar.

Ndërkohë, Administrata Federale e Aviacionit ka njoftuar se do të nisë hetimet për të zbuluar shkaqet që çuan në këtë situatë alarmante.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

instagram po teston ai per te kapur perdoruesit e mitur 6806a3c13a31a
Story i mëparshëm

Instagram po teston AI për të kapur përdoruesit e mitur

trafiku ne prishtine i ngarkuar qytetaret i quajne pritjet e merzitshme 6806a70a043ee
Story i radhës

Trafiku në Prishtinë i ngarkuar, qytetarët i quajnë pritjet e mërzitshme

Të fundit nga

ShkoLartë