Flagshipi i Nvidia RTX 4090 konsumon deri në 493W në frekuencat turbo 3.1Ghz

min lexim

Nuk ka dyshim se RTX 4090 do të jetë një prej kartave grafike më të mira kur të debutojë më 12 Tetor. Megjithatë karta grafike me arkitekturën Ada Lovelace do të konsumojnë sasi të konsiderueshme energjie për të ofruar performancën që premton.

RTX 4090 ka një TDP prej 450W dhe nuk është hera e parë që një kartë grafike e Nvidia ka një kërkesë kaq të lartë për energji. RTX 3090 Ti, që është flagshipi i gjeneratës së kaluar, kishte gjithashtu TDP prej 450W.

Në lidhje me burimin e ushqimit, Nvidia thotë se duhet të keni një me kapacitet 850W. Disa modele të përshpejtuara mund të kërkojnë deri në 1200W burim ushqimi.

Sipas disa fotove të publikuara së fundi, tregojnë RTX 4090 duke operuar në frekuencën 2730Mhz. Flagshipi Ada ka frekuencë bazë prej 2230Mhz dhe turbo prej 2520Mhz.

Kështu RTX 4090 e shfaqur në disa imazhe funksionon mbi specifikimet e kompanisë. Temperatura maksimale e saj ishte 74.4 gradë celsius.

Gjatë këtij testimi karta grafike po konsumonte 446.9W.

Një imazh i dytë është postuar i RTX 4090 duke operuar në frekuencën 3135Mhz me GPU-Z që regjistrojë temperaturën 68.2 gradë celsius. Konsumi i energjisë në këtë rast ishte 492.8W.

RTX 4090 del në shitje më 12 Tetor për 1599 dollarë. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kur partneri shikon vajzat e tjera… s’duhet të zemëroheni, ja si duhet të veproni

Story i radhës

Kovaçevski: Bllokada e ligjeve është një akt bashkëkohor i tradhtisë ndaj popullit

Të fundit nga