Flagshipi i AMD Ryzen 9 7950X më i fuqishëm se procesorin i ardhshëm Intel Core i9-13900K

min lexim

AMD bëri dita deklarata të bujshme në evenimentin e lançimit të procesorëve të rinj Ryzen 7000.

Në një prej prezantimeve, kompania vuri theksin tek performanca e bërthamave Zen 4 në Geekbench, duke lënë pas procesorin më të fuqishëm aktualisht të Intel, Core i9-12900K.

Sakaq flagshipi i AMD, Ryzen 9 7950X u shfaq në Geekbench dhe performanca është shumë pranë pretendimeve të AMD.

Në testimin me një bërthamë Ryzen 9 7950X shënoi 2217 pikë, shumë pranë statistikës prej 2275 pikë që AMD prezantoi në skenë. Edhe në performancën me të gjitha bërthamat aktive, Ryzen 9 7950X shkëlqeu me 24396 pikë.

Testimi u bë në një kompjuter me 32GB RAM DDR5-6000. Rivali i ardhshëm i procesorit, gjenerata e 13-të Core i9-13900K ka shënuar 2169 pikë dhe 24189 pikë në testimet me një bërthamë dhe të gjitha bërthamat respektivisht.

Ajo që e bën më impresionuese procesorin Ryzen 9 7950X është se me 16 bërthamat e tij qëndroi përballë Core i9-13900K i cili ka 24 bërthama. Megjithatë dallimi mes tyre është se 7950X ka 16 bërthama performance ndërsa Intel me arkitekturën e re big.Little ka 8 bërthama performance dhe 16 bërthama efikasiteti.

Gjithashtu duhet të kuptojmë se Geekbench nuk është një softuer që streson procesorin. Edhe pse 13900K është testuan në Cinebench, 7950X ende nuk është shfaqur në databazë. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Vrau vëllanë në Tiranë, autori rrëfen debatin para krimit: Mora armën shkova për t’u sqaruar

Story i radhës

Regjim i posaçëm komunikacioni në Shkup prej sot deri të premten

Të fundit nga