FKK mburret me Aulon Nuredinin dhe Yll Mahallën

July 15, 2022
1 minut lexim

Federata e Karatesë së Kosovës mburret me garuesit e talentuar, si Aulon Nuredinin dhe Yll Mahallën.

Dy garues që arritën suksese të mëdha në Kupën e Botës, që u mbajt në Poreç të Kroacisë. Nuredini u stolis me të artën e Mahalla me të argjendtën. 

“Pjesëmarrje masive e klubeve dhe garuesve karateistë/e nga Kosova në mesin e më shumë se 3000 garuesve nga i gjithë globi.

Paraqitje e mirë në përgjithësi duke kulmuar me medalje të artë për Aulon Nuredini nga KK “Eagle” Prizreni me trajnere znj. Elona Kolgeci si dhe medaljen e argjendtë për Yll Mahalla nga KK Kastrioti nga Ferizaj me trajner z. Halil Mahalla dhe ky është tregues se në të ardhmen talentet e tilla premtojnë shumë.

Në kuadër të këtij eventi kishte edhe proces për akreditim trevjeçar të trajnerëve në nivelin ËKF e po ashtu edhe tre trajnerë u licencuan gjatë provimit të organizuar nga Federata Botërore e karatesë WKF”, shkruan në faqen e Federatës së Karatesë së Kosovës.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Artan Fuga refuzon ftesën për të marrë pjesë në Kuvendin e Shqipërisë

Story i radhës

Frederik Ndoci merr vendimin për të ardhmen e tij

Të fundit nga

Mot i vranët e me reshje bore sot në Kosovë

Gjatë natës në disa zona të Kosovës ka pasur intervale të reshjeve të borës të cilat do të vazhdojnë në shumë rajone edhe gjatë ditës së Mërkurë. Në viset malore priten intervale
ShkoLartë