Këngëtarja shqiptare, Fjolla Morina vazhdon të komentohet për secilin postim në rrjetet sociale, qoftë foto apo ndonjë deklaratë.
Edhe së fundmi, këngëtarja është parë në njërin nga lokalet e kryeqytet ku shihet në praninë e shoqërisë teksa shijon jetën e natës.
Krahas kësaj, Fjolla nuk e la anash as dukjen e saj. Ajo u kujdes që të theksonte linjat trupore duke provokuar në një veshje të ngushtë e që gjithashtu dukej me shumë stil.
Pas këngës së fundit që Fjolla solli në bashkëpunim me Nushin, ajo ka treguar se është në përgatitje të projekteve të reja.
Ndërkaq, sa i përket jetë private, këngëtarja prej muajsh është beqare pas ndarjes nga ish-bashkëshorti, Fisnik Syla.