Fjalimi i rëndësishëm televiziv i presidentit rus Vladimir Putin, i cili duhej të transmetohej sonte, është shtyrë për nesër.
Mediat ruse raportojnë se adresimi duhet të transmetohet në orën 7 të mëngjesit.
Edicioni rus i Forbes citoi dy burime të Kremlinit të kenë thënë se fjalimi i Putin-it do të transmetohet “kur të zgjohet Lindja e Largët”.
Nuk dihet ende pse u vonua transmetimi i adresimit, por Guardian, duke iu refuar analistëve, shkruan se Putin mund të shpallë një mobilizim të pjesshëm në Rusi në fjalimin e tij.