Fjalimi kritik në KiE, Andi Bushati tregon qëllimin e Ramës: I ka ngecur sharra në gozhdë

Analisti Andi Bushati thotë se qëllim kryesor i fjalimit të Edi Ramës në Strasburg është rehabilitimi dhe lirimi nga burgu i Hashim Thaçit.

Në një intervistë për Euronews Albania, Bushati u shpreh se Edi Rama ka një projekt politik; t’i japë vetes aureolën e liderit Ballkanin në vëllazëri me Vuiçiçin.

“Edi Rama ka një projekt politik; t’i japë vetes aureolën e liderit Ballkanin në vëllazëri me Vuiçiçin. Për këtë kishte një marrëveshje me Thaçin që kulmoi te projekti i shkëmbimit të territoreve. I ka ngecur sharra në gozhdë me Albin Kurtin, ndaj po bën çdo gjë të rikthejë në skenë Hashim Thaçin. Objektivi është ky, po ta dëgjosh me vëmendje janë dy fjalime brenda njërit, njëri është fjalim mbrojtës për Thaçin”, tha Bushati.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Bulku: Do bëjmë maksimumin për të arritur në Elite Round

Story i radhës

SHBA po dërgon sisteme armësh në Ukrainë, por jo të gjitha llojet që ka kërkuar Zelensky

Të fundit nga