Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i ka quajtur të vonuara vërejtjet e presidentes Vjosa Osmani ndaj Qeverisë në fjalimin e saj vjetor.
Sipas tij, edhe presidentja Osmani e ka përkrahur diskursin përçarës të Qeverisë me aleatët e Kosovës.
“Unë mendoj se janë vërejtje shumë të vonshme të presidentes sepse ajo këto po i thotë në fund të mandatit të kësaj Qeverie, nuk i ka thënë asnjëherë deri më tani në tre fjalimet e saj që ka pasur në Kuvend dhe në këtë shumicë parlamentare. Unë mendoj se edhe vet presidentja është akterë ose pjesëmarrëse i gjithë këtyre ndodhive që kanë ndodhur nga ndërkombëtarët sepse edhe ajo deri më tani e ka përkrahë këtë kurs të Qeverisë.
E ka përkrahë tezën e sovranizmit që ne jemi shtet sovran dhe nuk mundet askush që të përzihet këtu. Bile ka pasur vërejtje edhe në raport me SHBA-të në një periudhë. Mirëpo, mirë që është vetëdijesuar në fund, pork jo që është vetëdijesuar në fund nuk do të thotë se tani i kthen të gjitha ato humbje dhe të gjithë atë dëm që e ka pësuar vendi ynë prej atij kursi të shumicës parlamentare, pjesë e së cilës ka qenë edhe presidentja”
Burimi: botasot.info