fjalimi i pare i papes se ri zoti na do te gjitheve pa kushte 681d0fc5db8b2

​Fjalimi i parë i Papës së ri: Zoti na do të gjithëve pa kushte

May 8, 2025
1 minut lexim

Kreu i ri i Vatikanit Papa Leo XIV, në fjalimin e parë pas zgjedhjes, nga ballkoni kryesor i bazilikës së Shën Pjetrit, përçoi mesazhin e paqes dhe unitetit, duke thënë se “Zoti na do të gjithëve, pa kushte”.

Duke iu drejtuar besimtarëve në gjuhën italiane, 69-vjeçari i lindur në Çikago, falënderoi kardinalët që e zgjodhën në konklavën dyditore.

“Paqja qoftë me ju të gjithë. Vëllezër dhe motra, kjo është përshëndetja e parë e Krishtit të ringjallur. Dëshiroj t’ju dërgoj një përshëndetje paqeje që arrin familjet tuaja, për të gjithë ju, kudo që jeni paqja”, tha ai duke falënderuar paraardhësin e tij, Papa Françeskun dhe shprehu dëshirën që, si ai, të bekojë besimtarët në sheshin e Shën Pjetrit.

“Njerëzimi ka nevojë për Krishtin si një urë përmes së cilës mund të arrijë Zotin dhe dashurinë e tij. Na ndihmoni dhe le të ndihmojmë njëri-tjetrin, të ndërtojmë ura”, tha Papa i ri.

Më pas ai falënderoi në gjuhën spanjolle dioqezën e tij të mëparshme në Peru “ku besimtarët ndanë besimin e tyre dhe dhanë shumë”.

Në pjesën e fundit të fjalimit, Papa ftoi besimtarët për lutje dhe më pas ai lexoi një fragment nga teksti i shenjtë në gjuhën latine për nder të shenjtorëve dhe Virgjëreshës Mari.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

apple planifikon syze inteligjente 681d0d30ac174
Story i mëparshëm

​Apple planifikon syze inteligjente

rrezohen dy shtylla elektrike ne rrugen isa kastrati ne prishtine reagon komuna 681d107967853
Story i radhës

Rrëzohen dy shtylla elektrike në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë, reagon komuna

Të fundit nga

Moti për sot: Me diell e vranësira

Të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa orëve të pasditës pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, kryesisht të përqëndruara në zonën veriore. Era do të fryjë nga

PSG nuk fal as në javën e fundit

Është luajtur sot java e 34-të dhe e fundit për sezonin 2024-2025 në Ligue 1, ku janë përcaktuar tashmë të gjitha verdiktet. PSG nuk fal as në javën e fundit, ku ekipi
ShkoLartë