Tashmë është gjithçka zyrtare. Sadio Mane është futbollisti më i ri i Bayern Munichut.
Sulmuesi 30-vjeçar nënshkroi kontratë me kampionët gjermanë deri më 30 qershor të vitit 2025.
Pas zyrtarizimit, Sadio Mane dha një prononcim të shkurtër për faqen zyrtare të klubit gjerman.
“Jam shumë i lumtur që më në fund jam me FC Bayern në Mynih. Kam vërtet ndjenja të mëdha. Kështu që nuk kisha asnjë dyshim në mendjen time që në fillim: kjo është koha e duhur për këtë sfidë”, tha Mane.
Mane zhvilloi 269 ndeshje për Liverpoolin, duke shënuar 120 gola dhe 38 asiste.