fjale falenderimi mes handanovic dhe valerit video qe po ngjall dyshime nga finalja e kupes se italise 627cafbc9aab7

​Fjalë falenderimi mes Handanovic dhe Valerit, video që po ngjall dyshime nga finalja e Kupës së Italisë

May 12, 2022
1 minut lexim

Interi fitoi të mërkurën Kupën e Italisë pasi në finale e mposhti rivalin e përbetuar Juventusin me rezultat 4-2 pas 120 minutave lojë.

Në një sfidë shumë të hapur nuk mjaftuan 90 minuta që të përcaktohet fituesi pasi rezultati ishte 2-2. Për Interin realizuan Barcella dhe Calhanoglu, kurse Sandro dhe Vlahovic ishin realizuesit e Juventusit.

Kroati Perisic ishte vendimtarë në vazhdimet dy herë nga 15 minuta pasi realizoi dy gola, njërin nga penalltia dhe tjetërin nga loja e hapur.

Por, xpenalltia e Perisic nuk ishte e vetmja për Interin në këtë ndeshje, pasi një e tillë u dha edhe në kohën e rregull pas një ndërhyrje në Lautaro Martinez brenda zonës, ndërhyrje kjo që ka ngjallur dyshime nëse ishte e mjaftueshme për të akorduar penallti nga gjyqtari kryesor i ndeshjes Valeri.

E krejt në fund, derisa po organizohej ceremonia e dhënies së trofeut, derisa ekipa e gjyqtarëve po kalonte përmes korridorit të krijuar nga lojtarët e Interit, Valeri duartrokitet nga gjithë skuadra e Inzaghit, derisa shihet një entuziazëm më i madh nga portieri Samir Handanovic që ulëret drejt gjyqtarit me fjalët “Bravo, Bravo”, derisa Valeri ia kthen me “Falemnderit”.

Ja momenti:

I vincitori giustamente applauditi! #JuveInter #CoppaItaliaFrecciarossa #JuventusInter pic.twitter.com/nV2MmNTtzo

— Paul (@PaoloSebastio) May 11, 2022

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

350 raste aktive me coronavirus ne kosove 627ca6ea3bd78
Story i mëparshëm

350 raste aktive me coronavirus në Kosovë

ne ditelindjen e 36 te vesa luma pozon provokuese nga shtrati 627cafc1dd6e6
Story i radhës

Në ditëlindjen e 36-të, Vesa Luma pozon provokuese nga shtrati

Të fundit nga

Pse një mashkull dashuron ndryshe?

Meshkujt dhe femrat e shprehin dashurinë dhe përkujdesjen në mënyra të ndryshme. Në përgjithësi femrat janë më të ndjeshme, ndërsa meshkujt të tregojnë se janë më të fortë. Kjo do të thotë,
ShkoLartë