Bitcoin u ngjit mbi 81,000 dollarë mëngjesin e të Hënës ndërsa janë shtuar shpresat se kjo industri mund të rregullohet me zgjedhjen e Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë.
Kriptomonedha më e madhe dhe më popullore në botë ka dyfishuar thuajse vlerën e saj nga niveli më i ulët 38,505 dollarë që ishte në Janar. Gjatë ditës së sotme monedha preku nivelin rekord prej 81,889 dollarë ndërsa aktualisht tregtohet me 81,772 dollarë sipas CoinGecko.
Trump përqafoi asetet dixhitale gjatë fushatës së tij duke premtuar që ta bënte SHBA-në kryeqytetin e kriptomonedhave të botës e madje premtoi krijimin e një rezerve shtetërore në Bitcoin.
Industria kripto ka shpenzuar 119 milionë dollarë duke mbështetur kandidatët pro-kripto të Kongresit dhe ka pasur sukses. Në Ohio, një prej armiqve më të egër të kriptomonedhave, shefi i Komitetit Bankar të Senatit Sherrod Brown u shkarkua ndërsa kandidatët pro-kripto nga të dy partitë kanë fituar në Miçigan, Virxhinian Perëndimore, Indiana, Alabama dhe Karolinën e Veriut.
Në Shtator Trump madje nisi një biznes të ri kripto quajtur World Liberty Financial edhe pse detaje rreth tij janë të pakta. Miliarderi Elon Musk, një prej mbështetësve më të fortë të Trump, është gjithashtu një preponent i kriptomonedhave.
Përveç Bitcoin u rrit edhe Ether në 3,200 dollarë për herë të parë në tre muaj. /PCWorld Albanian
Burimi: pcworld.al