Fitorja e parë për Vushtrrinë

September 29, 2023
1 minut lexim

Të premten është luajtur ndeshja e parë e xhiros së dytë në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat).

Në palestrën “Jeton Tërstena – Tota” në Vushtrri, skuadra e Vushtrrisë e mposhti Kastriotin e Ferizajt me rezultat 30:25. Pas pjesës së parë rezultati ishte 17:13 për ekipin vushtrrias.

Vushtrria javën e kaluar ishte mposhtur nga Ferizaj, por mori pikët ndaj Kastriotit.

Agnesa Hysa e Gentiana Basholli i shënuan nga shtatë gola për Vushtrrinë. Kosovare Stagova e Elza Reçica realizuan nga pesë herë për Kastriotin.

Të shtunën janë ndeshjet Vëllaznimi – Jusuf Gërvalla (16:30) dhe Prishtina – Samadrexha (19:00).

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Talat Xhaferi dorëzoi Propozim-rregullore për punën e Kuvendit

Story i radhës

Nga abuzimi me burimet shtetërore te presionet, OSBE publikon raportin për zgjedhjet e 14 majit: Opozita u paraqit e ndarë thellësisht

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë