Fitorja e parë për United Basketball në elitë

October 16, 2022
1 minut lexim

Xhiroja e parë në Superligën e Femrave dhuroi ndeshje interesante.

Të premten, Bashkimi shënoi fitore ndaj Penzës, 71:67, në derbin e xhiros së parë.

Prishtina ashtu si është pritur shënoi fitore ndaj Vëllaznimit me rezultat 91:55, në ndeshjen që faktikisht u zhvillua në Gjakovë.

Skuadra prishtinase ishte më e mirë nga fillimi deri në fund për të shënuar fitore të merituar, ku u dalluan Sarah Mgbeike me 23 pikë, tetë kërcime e gjashtë asistime dhe Era Shatri me 13 pikë e 12 kërcime, kurse te Vëllaznimi më e mira ishte Malaya Kendrick me 22 pikë e tetë kërcime.

United Basketball shënoi fitoren e parë në elitë, pas hyrjes nga Liga e Parë. Skuadra gjilanase shënoi fitore në udhëtim ndaj Trepçës, 59:62, ku pesë pikë radhazi në fund nga gjilanaset bënë që të shënojnë fitoren e parë këtë edicion. Anila Selmani ishte më e dalluara te mysafiret me 27 pikë, kurse Marshanique Hall te vendaset me 21 pikë e tetë kërcime/

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Letër Presidentes: Përfaqësoje popullin

Story i radhës

Qytetarët shqiptarë nuk i duan “stërvinat”, “bythëpambukat” dhe “trendafilkat” e Musa Xhaferit

Të fundit nga

Një milionë euro ose do të largohem!

Myrto Uzuni është kthyer në një cështje te Granada. Sulmuesi shqiptar ka pasur një përplaaje me klubin për shkak të pagesës. Sipas trajnerit të Granadas, Uzuni nuk do të stërvitet me ekipin,
ShkoLartë