Kampionia e Ligës Unike te femrat, Prishtina shënoi fitoren e parë në këtë edicion, duke mundur rivalin, Bashkimin 59:68 (13:15, 19:23, 19:17, 8:13), në xhiron e dytë, ndërsa për prizrenaset ishte humbja e dytë nga dy ndeshje.
Ndeshjen më mirë e nisën vendasit, duke qenë në epërsi 13:4, por një seri e jashtëzakonshme prej 0:11 e prishtinaseve bëri që çereku i parë të përfundojë 13:15.
Periudha e dytë ishte e baraspeshuar, ku asnjëra skuadër nuk arrinte shkëputjen e madhe dhe herë njëra e herë tjetra kalonte në epërsi, ndërsa në fund të kësaj pjese kryeqytetaset ishin më të mira për të shkuar në pushim me rezultat 32:38.
Epërsia e mysafireve rritej në shtatë e tetë pikë, por prizrenaset nuk dorëzohen duke afruar shifrat në 51:52, ndërsa shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 51:55. Në dhjetë minutat e fundit, Prishtina menaxhoi epërsinë dhe luajti më mirë, duke triumfuar në fund 59:68.
Te Bashkimi më e mira ishte Aulona Muhadri me 19 pikë e 16 kërcime, ndërsa te Prishtina u dalluan Sarab Mgbeike me 20 pikë e 12 kërcime dhe Zërina Shatri me 14 pikë e 11 kërcime.