Fitorja e parë në Champions nuk u festua shumë.
Në fakt, te Milani është koha për lajme jo fort qetësuese. Në mënyrë të veçantë, Luka Jovic nuk është shëruar nga dhimbjet në muskujt e fundit të barkut. Serbi në fakt i është nënshtruar një pune të personalizuar dhe situata nxjerr në pah pamundësinë e tij për të marrë pjesë në ndeshjen kundër Bolonjës.
Megjithatë, një mungesë edhe më e rëndësishme do të jetë ajo e Abrahamit. Pas traumës në shpatull kundër Udinezes, anglezi do të përpiqet të rikuperohet për ndeshjen e Napolit të planifikuar për të martën e 29 tetorit në “San Siro”.
Praktikisht dy mungesat që sugjerojnë hapësirë të re për Françesko Kamardan, talenti shumë i ri kuqezi që shënoi golin e parë evropian në debutimin e tij kundër Bryzhit, që më pas iu anulua nga VAR-i. Ndërkohë, shpresa grumbullimi ka Kalabria që sot do t’i bashkohet grupit në stërvitje.
Burimi: botasot.info