Fitorja e parë e Vëllaznimit në Superligën A

March 26, 2022
1 minut lexim

Vëllaznimi i Gjakovës e ka shënuar fitoren e parë në kuadër të Superligës A, përkatësisht pjesës së dytë të kampionatit të hendbollistëve.

Të shtunën mbrëma në Gjakovë, në kuadër të xhiros së 22-të, Vëllaznimi e mposhti Kastriotin e Ferizajt me rezultat 44:35. Pas pjesës së parë rezultati ishte 22:16 për vendasit.

Në mesin e pjesës së parë Vëllaznimi nisi shkëputjen në rezultat.

Në pjesën e dytë e mbajti epërsinë prej shumë golave. Mali Luzha u shqua te Vëllaznimi me 13 gola. 8 i realizoi Ardi Halili, sa i kishte edhe Florian Rexha.

Hamdi Salihu e Endrit Tafarshiku shënuan nga shtatë gola për Kastriotin. Kastrioti mbetet i pesti me 21 pikë. Vëllaznimi është i gjashti me 19 pikë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bare: Pavarësisht rezultatit, morëm diçka pozitive

Story i radhës

Çiljeta e detyruar të braktisë programin, arsyeja vajza e saj

Të fundit nga

ShkoLartë