fitorja e gjestit ky eshte reagimi i rozanes pas perfundimit te big brother 680556a57738f

Fitorja e Gjestit, ky është reagimi i Rozanës pas përfundimit të Big Brother

April 20, 2025
1 minut lexim

Rozana Radi ka treguar ethet e finales, pas një gare të ashpër ku ishte “kokë më kokë” me Gjestin.

Ajo u shpreh se është shumë e lumtur që fitues i këtij edicioni është Gjesti, teksa shtoi se pjesëmarrja në program ka qenë një eksperiencë e veçantë.

Rozana ka treguar edhe planet për karrierën e saj, teksa tashmë ka mbaruar rrugëtimi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

“Jam shumë e lumtur që e fitoi Gjesti, njësoj siç do të isha për veten time. Unë e fitova finalen time. Si i përjetova këto muaj në BBV… është një kub i vogël, atë kubin me ngjyra të ngatërruara, ia bëra të gjitha ngjyrat.

Unë i realizova të gjitha dëshirat e mia në këtë BBV dhe ia mora të gjithë kënaqësinë. Nga Rozana në vijim… nuk e di… të mendoj për një fëmijë në fillim, edhe gjëra të mira artistikisht patjetër”, u shpreh Rozana.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

parashikimi i motit per javen e ardhshme diell shi dhe shkarkime rrufesh 680555768744a
Story i mëparshëm

Parashikimi i motit për javën e ardhshme: Diell, shi dhe shkarkime rrufesh

arrestohet 29 vjecari nga shtipi pas arratisjes nga burgu i idrizoves 68055aa10e8cf
Story i radhës

Arrestohet 29-vjeçari nga Shtipi pas arratisjes nga burgu i Idrizovës

Të fundit nga

ShkoLartë