Fitore të pritura për Prishtinën e Kastriotin

1 minut lexim

Të shtunën janë luajtur dy ndeshje në Superligën e hendbollisteve.

Në kuadër të javës së dytë kampionale, Prishtina ishte mysafire e Shqiponjës në Gjakovë, ndërsa Kastrioti e priti Jusuf Gërvallën në Shtime.

Dhe skuadrat favorite nuk kanë lejuar befasi. Prishtina fitoi ndaj Shqiponjës me rezultatin 38:34, për të dëshmuar edhe njëherë që synon shumë këtë edicion.

Ndërkohë Kastrioti i Ferizajt, ndonëse jashtë palestrës së tij, e mposhti skuadrën deçanase, Jusuf Gërvalla me rezultat 24:21.
Dy ndeshje tjera të xhiros së dytë janë të dielën.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Si të bëheni një shef i vlerësuar, me influencë dhe bindës

Story i radhës

Turizmi rrit blerjen e shtëpive në Korçë

Të fundit nga