Fitore e pejanëve në Prizren

1 minut lexim

Peja shënoi fitore ndaj Proton Cable Prizrenit me rezultat 69:85 (22:25, 20:22, 14:18, 13:20), në javën e nëntë të ProCredit Superligës së Kosovës në basketboll.

Sa i përket pjesës së parë, ajo ishte kryesisht e baraspeshuar, ku për një nuancë pejanët ishin më të mirë, duke e fituar këtë pjesë 42:47.

Ngjashëm ishte edhe perioda e tretë, 14:18, me mysafirët që e ngritën epërsinë, derisa e vulosën fitoren në dhjetë minutat e katërt, që e fituan 13:20, për të triumfuar në fund 69:85.

Të vendasit u dallua Jordan Johnson shënoi 25 pikë, ndërsa te mysafirët Beck Terwell me 18 pikë e gjashtë kërcime.

Proton Cable Prizreni ka dy fitore e shtatë humbje, kurse Peja katër fitore e pesë humbje.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Shqipe Hysenaj trembet për “vdekje”! Çfarë ndodhi në nisje të emisionit?

Story i radhës

E Majta: Propozim buxheti i Qeverisë është i kurdisur politikisht, i destinuar për zgjedhjet lokale

Të fundit nga