Fitore e madhe e Kosovës U18 ndaj Nigerisë

March 13, 2025
1 minut lexim

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll e ka nisur me fitore të madhe paraqitjen në IHF Trophy Intercontinental.

Të enjten mbrëma në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, Kosova U18 fitoi ndaj Nigerisë me rezultat 30:27.

Ndeshja ishte e fortë e dramatike, por edhe me shumë gabime në pjesën e dytë. Pas pjesës së parë Nigeria kishte epërsi prej katër golave. Por djemtë tanë u kthyen në pjesën e dytë për fitore të rëndësishme.

Amar Muqolli udhëhoqi Kombëtaren tonë dhe u shpall më i miri i ndeshjes.

Ai i realizoi tetë gola. Granit Kadiri i kishte gjashtë gola, sa edhe Drijon Istrefi, kurse Olsi Mulaj i realizoi pesë. U shqua edhe portieri Olt Kabashi me shumë pritje.

Të premten mbrëma Kombëtarja jonë luan me Kaledoninë e Re dhe synon fitore për të kaluar në gjysmëfinale nga pozita e parë në Grupin B.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Meta fillon implementimin e sistemit të shënimeve komunitare

Story i radhës

Gruaja që jetoi 117 vjet kishte gjene që mbanin qelizat e saja “më të reja”

Të fundit nga

Sërish lëkundje tërmeti në kryeqytet

Janë ndjerë sërish lëkundje sizmike në kryeqytet. Sipas raportimeve paraprake, magnituda ka qenë 3.4 ndërkohë që thellësia e epiqendrës është 5 km. Epiqendra e lëkundjeve sizmike raportohet të jetë në Nikël. Ndërkohë
sqmken
ShkoLartë