Fiton Hertha dhe Leverkusen

1 minut lexim

Leipzig mori fitoren e katërt radhazi në Bundeligë teksa mposhtën në transfertë Werder Bremen me rezultatin 1-2.

Golat për miqtë i realizoi Andre Silva dhe Schlager në pjesën e dytë, ndërsa Gross me golin e tij në minutën e 57-të thjesht sa sigloi barazimin e përkohshëm me Leipzig që u shfaq më këmbëngulës dhe në fund doli me tre pikët e plota.

Pas këtij suksesi, Leipzig ngjitet në vendin e dytë me 28 pikë, ndërsa nga ana tjetër, Werder Bremen mbetet në vendin e nëntë me 21 pikë.

Ndërkohë, Bayer Leverkusen fitoi në shtëpi me rezultatin e pastër 2-0. Autorët e golave për “aspirinat” ishin Diaby dhe Tah, që shënuan nga një gol për pjesë.

Pas këtij trepikëshi, Leverkusen ngjitet në vendin e 11 me 18 pikë, ndërsa Stuttgart mbetet në vend të 16 me 14 pikë. Në ndeshjet e tjera, Hertha Berlin fitoi 2-0 ndaj Koln, ndërsa Bochum mposhti në transfertë me rezultatin 0-1 Augsburg ndërsa po në transfertë, Wolfsburg fitoi me shifrat 1-2 ndaj Hoffeniheim.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

10 sinjale që tregojnë shumë në lidhje me paratë kur jeni duke u njohur me dikë

Story i radhës

ASH: Agjencia për implementimin e gjuhës shqipe shpërfill gjuhën shqipe / Reagon AZGj

Të fundit nga