fitojne gjermania dhe belgjika franca ndalet ne islande 68ed7176d3f73

Fitojnë Gjermania dhe Belgjika, Franca ndalet në Islandë

October 13, 2025
1 minut lexim

Në raundin e ri të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, Belgjika dhe Gjermania konfirmuan statusin e tyre si favorite, ndërsa Franca u ndal papritur në një barazim zhgënjyes.

Gjermania, në një sfidë të fortë ndaj Irlandës së Veriut në Belfast, triumfoi 1-0 falë golit të parë me kombëtaren të sulmuesit Woltemade në minutën e 31-të.

Rezultati e ngjit skuadrën e Julian Nagelsmann në kuotën e 9 pikëve, njësoj si Sllovakia, që fitoi 2-0 ndaj Luksemburgut me golat e Obert dhe Schranz. Luksemburgu mbetet në fund të renditjes pa pikë.

Në Grupin D, Franca e Didier Deschamps u ndal 2-2 në Reykjavik ndaj Islandës. Hlynsson dhe Palsson shënuan për vendasit, ndërsa për “gjelat” realizuan Nkunku dhe Mateta. Franca mbetet në kuotën e 10 pikëve, ndërsa Ukraina afrohet pas fitores 2-1 ndaj Azerbajxhanit, falë golave të Gutsulyak dhe Malinovskyt.

Spektakël edhe në Grupin J, ku Belgjika mposhti 4-2 Uellsin në Cardiff. Kevin De Bruyne ishte protagonist me një ‘dopietë’, të dyja nga penalltia, ndërsa Meunier dhe Trossard plotësuan suksesin e “Djajve të Kuq”. Rodon dhe Broadhead shënuan për vendasit. Belgjika merr kreun me 14 pikë, ndërsa Maqedonia e Veriut bie në vendin e dytë pas barazimit 1-1 me Kazakistanin.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

edi rama per fitoren e kosoves dy krena dy fitore nje shqipe 68ed7115088e8
Lajmi i mëparshëm

​Edi Rama për fitoren e Kosovës: Dy krena, dy fitore, një shqipe

kerkim shpetimi i kosoves ne angazhim human po intervenojme ne nje zone malore per nje serb 68ed7182678c4
Lajmi i radhës

Kërkim-Shpëtimi i Kosovës në angazhim human: Po intervenojmë në një zonë malore për një serb

Të fundit nga

ShkoLartë