Në xhiron e pestë të Superligës së Femrave, skuadrat favorite kanë shënuar fitore.
Bashkimi ka shënuar fitoren e pestë nga pesë ndeshje, duke qenë skuadra e vetme pa humbje. Skuadra prizrenase ka mundur Vëllaznimin 101:27, ndërkohë që për skuadrën kuqezi kjo ishte humbja e pestë nga po aq ndeshje. Aulona Muhadri ishte më e mira në parket me 24 pikë e 14 kërcime.
Kampionia e Kosovës, Penza shënoi fitore ndaj Trepçës me shifrat 76:56, në një ndeshje ku nuk iu rrezikua fitorja, ku u dallua Anthoniette Thompson me 29 pikë e tetë kërcime. Penza ka tri fitore e dy humbje, kurse Trepça një fitore e katër humbje.
Prishtina ka triumfuar në Gjilan ndaj United Basketball me rezultat 57:82, ndërsa u dallua Sarah Mgbeike me 13 pikë, dhjetë kërcime e pesë asistime. Prishtinaset kanë katër fitore e një humbje, kurse gjilanaset dy fitore e tri humbje.