lindur në vitin 1996, Fitim Mustafi ka mbaruar shkollën fillore “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” në Poroj e më pas edhe gjimnazin në Tetovë.
Ai ka mbaruar edhe studimet në degën e gjuhës gjermane në Universitetin e Tetovës, shkruan Gazeta Populli.
Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit të vitit të kaluar, Fitimi garoi në listën e këshilltarëve për komunën e Tetovës, nga Bashkimi Demokratik për Integrim ku edhe arriti të hyj në Këshillin komunal të Tetovës.
Tani në zgjedhjet e 20 Gushtit, Fitimi i është futur garës përsëri me qëllimin e njejtë.
“Është radha e dytë që do ti mbajmë zgjedhjet për këshill komunal në Tetovë. Edhe kësaj radhe ne lista e këshilltarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim,me në krye bartësin e listës, zotri Faton Ahmetin në konventën tonë në Tetovë,prezantuar platformën politike të Bashkimit Demokratik për Integrim.
Fitorja e kandidatëve të këshillit komunal të Bashkimit Demokratik për Integrim do të jetë e madhe dhe e fellë për arsye se ne bartim amanetin e dëshmorëve dhe invalidëve të UÇK-së dhe të liderit të madh të popullit shqiptar, z. Ali Ahmetit.
Me mbështetjen edhe të liderit tonë Z.Ali Ahmetit do e lehtojmë jetën e qytetarëve dhe Tetovën do t’a bëjmë më të zhvilluar.
Ne jemë të përgatitur me kohë, jemi unik dhe besojmë në fitore. Mirënjohës në mbështetjen të jem kandidat dhe betohem se do të mbroj denjësisht interesat e juaja.
Me respekt!
i Juaji Fitim Mustafi.
Bashkë për Tetvën.
”, ka deklaruar Mustafi në Facebook.
Ai flet gjuhën gjermane dhe angleze, kurse në këtë garë hyn si një kuadër profesionist.
Si djal i dëshmorit Dashmir Mustafi, Fitimi kërkon mbështetjen e banorëve të komunës së Tetovës për të treguar se rinia din dhe bën, duke i dhënë shancën të dëshmohet.
Zgjedhjet për Këshillin komunal mbahen më 20 gusht 2022. Fushata zgjedhore ka filluar më 31 korrik ora 00:00 dhe do të zgjas deri me 18 gusht ora 00:00./Gazetapopulli.net