fitim haziri vleresohet si deputeti qe ka realizuar premtimet per komunen nga vjen 679a4bb3c3ec9

Fitim Haziri vlerësohet si deputeti që ka realizuar premtimet për komunën nga vjen

January 29, 2025
1 minut lexim

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosjes, Fitim Haziri, është vlerësuar për punën që ka bërë në legjislaturën e fundit.

Duke folur për punën dhe angazhimin që kanë bërë deputetët, analistët kanë vlerësuar se Haziri ka qenë në mesin e deputetëve që edhe pse jo shumë i pranishëm në media ka punuar në relatimin e premtimeve që ka dhënë për komunën e tij, Podujevën.

Analisti, Xhevdet Pozhari, ka thënë Haziri në një tubim para votuesve të tij tregojë se për Komunën e Podujevës bashkë me kryetarin e kësaj komune, Shpejtim Bulliqi kanë realizuar premtimet e dhëna siç ka qenë ndërtimi i objektit të Emergjencës dhe Stacioni i Autobusëve janë realizuar.

“Është në deputet që është modest, angazhohet në teren edhe për lokacionin nga vjen, profesionistë me integritet dhe bënë maksimumin për qytetarët”, tha Pozhari.

Edh gazetari Shkelzen Dakaj, tha se Fitim Haziri është njëri nga deputetët që ka bërë angazhim dhe se të tillë ka edhe në listat e partive tjera.

“Po nisim me rastin konkret, Fitim Hazirin, edhe unë jam duke e përcjellë dhe jo vetëm ky, po ka në të  gjitha listat deputet që na duhet me ju bë thirrje qytetarëve që më pas kujdesin më të madh kënd po e votojnë. Për mendimin tim, më i mirë është një deputet që sot mundet mu anagazhuar për një çerdhe, emergjencë ose gjëra të tilla”, tha Dakaj.

Fitim Haziri ka qenë deputet në dy legjislatura të Kuvendit. Ai në zgjedhjet e fundit kishte marrë 15 mijë e 960 vota.

Edhe në këto zgjedhje ai është në listën e Vetëvendosjes për deputet.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

jep doreheqjen drejtori i aku se kush emerohet ne vend te tij 679a425372ca5
Story i mëparshëm

Jep dorëheqjen drejtori i AKU-së, kush emërohet në vend të tij

mickoski lufta kunder sulmeve hibride kibernetike eshte mbrojtje e sovranitetit te shtetit 679a4ebf11f51
Story i radhës

Mickoski: Lufta kundër sulmeve hibride kibernetike është mbrojtje e sovranitetit të shtetit

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë