Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the ol-scrapes domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-includes/functions.php on line 6114

Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the ol-scrapes domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-includes/functions.php on line 6114
Fiter Bajrami, mijëra besimtarë falin Namazin në sheshin Skënderbej. Mesazhi i kreut të KMSH: Populli po plaket, mos e braktisni vendin, lindini dhe rritini fëmijët këtu! – Gazeta.mk

Fiter Bajrami, mijëra besimtarë falin Namazin në sheshin Skënderbej. Mesazhi i kreut të KMSH: Populli po plaket, mos e braktisni vendin, lindini dhe rritini fëmijët këtu!

min lexim

Mijëra besimtarë myslimanë kanë falur sot Namazin e Fiter Bajramit ose siç njihet ndryshe Bajramit të Madh në sheshin Skënderbej.

Pas muajit të madhërueshëm të Ramazanit, besimtarët myslimanë shqiptarë ashtu si në gjithë botën falën Namazin në orët e para të së premtes ndërsa kanë shkëmbyer mesazhe paqeje mes njërit-tjetrit, duke uruar mbarësi dhe begati për të gjithë besimtarët shqiptarë.

Ceremonia, ashtu si çdo vit, u zhvillua me ilahi dhe fjalën e imamëve të pranishëm e më pas, besimtarët drejtohen për në shtëpitë e tyre, ku vijohet me pjesën tjetër të festimeve, ndër to, edhe vizitat në shtëpitë e të afërmve dhe njerëzve të dashur.

Kryetari i KMSH, Bujar Spahiu në mesazhin e tij para besimtarëve tha se ky muaj na ka bashkuar në bamirësi e solidaritet, në paqe e dashuri me njëri-tjetrin.

Ai theksoi më tej se sfida fillon sot për çdonjërin prej nesh. “Të vijojmë jetën me virtytet që kemi fituar në këtë muaj të begatë. Ramazani na mëson që të bëhemi shërbëtorë të së mirës dhe së drejtës. Duhet të jetë virtyti themel i veprimtarisë sonë të përditshme”, u shpreh kreu i KMSH.

Por mesazhi i tij ishte dhe për shpopullimin, duke kërkuar që secili të luajë rolin e tij për të frenuar mpakjen e kombit.

“Motra dhe vëllezër, kujdesuni që Kombi jonë të rritet nëpërmjet virtytit! Secili nga ne e ka detyrë të kontribuojë për të frenuar mpakjen e kombit. Po pakësohemi dita-ditës. Ne që kemi qenë një nga popujt me moshën më të re në Europë po plakemi me ritme shumë të shpejta. Pse duhet të zgjedhim rrugën më të lehtë, braktisjen e vendit, në vend të qëndrimit këtu dhe të forcimit të kombit tonë. Të lindim fëmijët këtu, t’i rrisim këtu në vendin tonë si qytetarë me virtyte dhe të dorës së parë në vend që t’i çojmë si qytetarë të dorës së dytë nëpër botë! Familja është bërthama e çdo shoqërie. Ta forcojmë atë ashtu siç e kemi traditën tonë të shkëlqyer. Vendin tonë e ka bekuar Zoti me gjithë të mirat, ta shohim si amanet që duhet ta mbajmë siç i takon amanetit të ruhet”, deklaroi Spahiu.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Parashikime për rekord të të hyrave nga turizmi në Spanjë

Story i radhës

36 raste aktive me Covid-19

Të fundit nga