Firma që nxjerr jashtë llogarive Brojën, sot pritet zyrtarizimi te Çelsi

June 2, 2025
1 minut lexim

Çelsi është gati të mbyllë një tjetër goditje premtuese në merkato, duke siguruar shërbimet e sulmuesit të talentuar, Liam Delap. Sipas raportimeve të “The Athletic”, vizitat mjekësore janë caktuar për ditën e sotme, një sinjal i qartë se marrëveshja është në fazën përfundimtare.

Delap, i lindur në vitin 2003 dhe aktualisht pjesë e Ipsuiçit, ka qenë objekt dëshire për disa nga klubet më të mëdha në Angli, përfshirë Mançester Junajtid. Megjithatë, sulmuesi i ri ka zgjedhur të bashkohet me “Blutë” e Londrës, i tërhequr nga projekti ambicioz dhe pjesëmarrja e Çelsit në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve faktor ky vendimtar në zgjedhjen e tij.

MARRËVESHJA- Rënia e Ipsuiçit një kategori më poshtë ka aktivizuar klauzolën e lirimit në kontratën e Delap, e cila kap vlerën e 30 milionë paundëve. Kjo ka hapur rrugën për largimin e tij dhe ka lejuar Çelsin të lëvizë shpejt për të siguruar një nga talentet më premtues të futbollit anglez. Delap është rritur në akademinë e Mançester Sitit dhe njihet për forcën fizike, instinktin e golit dhe agresivitetin në fushë, cilësi që e bëjnë ideal për futbollin e nivelit të lartë në Premier Ligë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Shqiptarët të parët për roaming me BE

Të fundit nga

Shqiptarët të parët për roaming me BE

Shqiptarët janë të parët në rajon për sa i përket minutave dhe internetit që shpenzojnë me Roaming kur udhëtojnë në një nga vendet e Bashkimit Evropian. Sipas një raporti të Këshillit të
sqmken
ShkoLartë