Firma me klubin rus i kushton Botërorin, kombëtarja përjashton mbrojtësin rekordmen

min lexim

Një lëvizje në merkato i ka kushtuar rëndë Maciej Rybus. Futbollisti i kombëtares polake së fundmi arriti marrëveshjen me Spartak Moscow dhe në sezonin e ardhshëm do të luajë në elitën ruse.

Por, duke qenë se aktualisht Rusia është duke u përballur me kufizime nga shumë shtete për shkak të luftës që hapi në Ukrainë, edhe bota e futbollit ka marrë masat e saj.

Në këtë formë, Polonia ka vendosur të mos e grumbullojë mbrojtësin për shkak të firmës në Rusi, ndërsa Maciej Rybus humbet edhe pjesëmarrjen në kampionatin botëror të Katarit. Interesant është fakti se Rybus mban edhe rekordin në kombëtare sa i takon numrit të paraqitjeve, megjithatë Federata Polake nuk ka bërë asnjë lëshim dhe ka zyrtarizuar vendimin e rreptë që lidhet me kundërshtinë ndaj lëvizjeve politike të Rusisë.

Në fakt, prej vitit 2017, Rybus luan në Rusi ndërsa më parë ishte pjesë e Lokomotiv Moscow. Me përfundimin e kontratës, në Federatën Polake prisnin që mbrojtësi të largohej nga Rusia dhe të stabilizohej në një tjetër vend. Por, Rybus zgjodhi një tjetër rrugë dhe tashmë duhet të përballet me këtë penalitet që i heq mundësinë të luaj edhe një nga kompeticionet më të rëndësishëm për futbollistët siç është Botërori.

Ndërkohë, në Rusi aktivizoheshin edhe dy lojtarë të tjerë polak si Grzegorz Krychowiak dhe Sebastian Szymanski, por këta të fundit vendosën të largohen këtë merkato dhe në këtë formë pritet të jenë rregullisht pjesë e kombëtares.

Top Channel

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Vajza me të fejuarin 30 vjet më të madh thotë se ‘e dashuron’ milionerin dhe nuk kërkon paratë

Story i radhës

A është koha të tërhiqet Menduh Thaçi? Ja si përgjigjet kreu i PDSH-së

Të fundit nga