Versioni më i fundit i shfletuesit Firefox mund të jetë përgjigja për ata përdorues të cilët urrejnë të gjurmohen kur klikojnë lidhje jashtë sajteve si Facebook.
Funksioni i ri i privatësisë është i disponueshëm në versionin 102 të Firefox lançuar ditën e Marte. Me përditësimin e ri disa parametra gjurmimi të Facebook, Olytics, HubSpot dhe Marketo mund të çaktivizohen.
Këto parametra janë pjesë kodi që shtohen në fund të një adrese URL-je dhe që i tregojnë sajtit origjinal se çfarë keni klikuar pasi keni hapur lidhjen dhe kompanitë i përdorin këto informacione për reklame të shënjestruara.
Për shembull nëse klikoni një lidhje që ju drejton jashtë Facebook me shumë gjasa do të përfundoni me një URL që ngjan me:
https://www.trackmeprettyplease.org/example/
ndjekur nga një symbol “?” dhe një kod I ngjashëm me:
?fbclid=IwAT3B79DD1S…
Versioni më i fundit i Firefox automatikisht heq këtë pjesë kodi përpara se të aplikohet në lidhjen e klikuar. Përdoruesit mund të aktivizojnë këtë masë mbrojtëse duke shkruar në Settings, Privacy and Security dhe të klikojnë opsionin “Strict” për Enhanced Tracking Protection. /PCWorld Albanian