Fiorentina u befasua në takimin e parë të fazës së grupeve të Conference League duke barazuar me RFS. Italianët shihen si një nga ekipet që mund të ketë aventurë të gjatë në këtë kompeticion, por për të përligjur parashikimet duhet parë reagimi që do të kenë më Instanbul Basaksehir.
Skuadra truke “tregoi dhëmbët” në takimin hapës ndaj skocezëve të Hearts, duke fituar thellë 4-0, një sinjal i qartë se janë një kockë e fortë dhe një tjetër sukses me Fiorentinën do i konfirmonte si një skuadër pretendente në Conference League.
Anglezët e West Ham në anën tjetër shihen si një ekip pretendent ndaj Silkeborg. Londinezët fituan javën që shkoi me rezultatin minimal ndaj FCSB, ndërsa këtë herë vizitojnë Danimarkën.
“Çekanët” janë një nga ato skuadra që kutohen si pretendentë në këtë kompeticion pasi kanë një skuadër të konsoliduar dhe me eksperiencë, por rruga është e gjatë dhe i duhen ta dëshmojë edhe ndaj Silkeborg statusin e saj prej pretendenti. Në xhirot e dyta të këtij kompeticioni priten me interes dhe ndeshjet mes H. Beer Sheva-Villarreal Koln-Slovacko apo dhe Partizani beograd Nice.