Finlanda planifikon të ndalojë rusët të blejnë prona në vend

min lexim

Qeveria finlandeze po propozon të ndalojë shumicën e qytetarëve rusë që të blejnë prona në vendin nordik për të mbrojtur sigurinë kombëtare, tha të hënën ministri i Mbrojtjes, Antti Hakanen.

Marrëdhëniet midis Finlandës dhe Rusisë fqinje janë përkeqësuar që nga pushtimi i Ukrainës nga Moska në vitin 2022, duke bërë që Helsinki t’i bashkohet aleancës ushtarake të NATO-s pas dekadash mos-angazhimi, shkruan Reuters.

Ndalimi i propozuar për blerjen e pasurive të paluajtshme do të përjashtonte shtetasit me nënshtetësi të dyfishtë dhe rusët me vendbanim të përhershëm në Finlandë ose vende të tjera të Bashkimit Evropian dhe i nënshtrohet konsultimit të ekspertëve përpara një votimi të mëvonshëm në parlament.

“Rregulloret kanë për qëllim parandalimin e ndikimeve të mundshme armiqësore në Finlandë,” tha Hakanen në një konferencë për shtyp.

Finlanda tashmë po monitoron rreth 3,500 prona në vend që janë të lidhura me pronarët rusë, tha ministri pa dhënë detaje.

Helsinki është përpjekur prej disa kohësh të kufizojë blerjen e pronave nga qytetarët rusë pranë vendndodhjeve strategjike bazuar në rregulloret ekzistuese, duke bllokuar tre në tetorin e vitit të kaluar dhe tre të tjera në janar të këtij viti.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

“Pasi emëroi Hoxhën, Rama u detyrua të bëjë ministrin”/ Rakipllari shpjegon ndryshimet e reja në qeveri

Story i radhës

Therja e nxënësit në Prishtinë, eksperti: Të angazhohen policë civilë pranë shkollave

Të fundit nga