Finlanda “ndëshkon“ Rusinë, propozohet mbyllja e vizave për turistët rusë

min lexim

Qeveria finlandeze po vihet nën presion publik dhe politik për të mbyllur kufirin lindor të BE-së me Rusinë.

Një sondazh nga Agjencia Finlandeze e lajmeve sugjeron mbështetje të fortë për ndalimin e vizave të reja turistike për qytetarët rus.

Reagime ka patur dhe nga media të tjera vendase. “Nuk është e pranueshme që Finlanda të lejojë turistë rus për të kaluar pushimet dhe për të shpenzuar paratë e tyre këtu, ndërkohë që Rusia po shkatërron Ukrainën dhe po vret qytetarë të saj” thuhet në editorialin e gazetës Iltalehti.

Estonia, Letonia dhe Lituania nuk pranojnë aplikime për viza turistike. Mbyllja e kufijve do të dërgonte një mesazh të qartë për rusët të cilët po injorojnë krimet e luftës dhe po mbështesin agresionin e saj.

Sipas ministrisë së Jashtme të Finlandës, mbi 10 mijë viza të reja turistike janë lëshuar për individë me kombësi ruse vetëm në 3 javët e para të Korrikut. Të ndikuar dhe nga presioni publik, Shumica parlamentare në Finlandë ka shprehur mbështetjen për kufizime më të forta. Shtete të tjera të zonës Shengen të cilat ndajnë një kufi me Rusinë si Estonia, Lituania, Letonia dhe Polonia tashmë I kanë kufizuar vizat ruse.

Ndërkohë Partia e Koalicionit kombëtar ka propozuar përjashtime vetëm për ata që kanë nevojë për ndihmë mjekësore, që kanë nevojë të takojnë të afërmit apo individë të cilët zotërojnë prona në Finlandë.

Deri në miratimin e këtij vendimi, Zëdhënësi I presidencës ruse Dmitry Peskov ka paralajmëruar se Kremlini do të reagojë negativisht për çdo vendim që mund të merret nga Finlanda për të kufizuar turistët rusë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Arbana Osmani rrëfen frikën më të madhe për fëmijët e saj

Story i radhës

Dardanët munden nga Tulipanët

Të fundit nga