Finlanda fillon të përdorë gardhin prej 3 km në kufirin me Rusinë

1 minut lexim

Vendoset në funksion gardhi i ri prej 3 kilometrash që është ndërtuar nga Finlanda përgjatë kufirit të saj juglindor me Rusinë, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të YLE nga Finlanda, thuhet se vendi nuk planifikon të rrethojë me gardh të gjithë kufirin e saj me Rusinë me një gjatësi prej rreth 1.300 km, por se ajo ka një plan për ndërtuar një gardh rreth 200 km në pikat kufitare kyçe.

Me gardhin me tela synohet që të parandalohen kalimet e paligjshme kufitare dhe sulmet e mundshme hibride.

Gardhi i parë me një gjatësi prej 3 km filloi të ndërtohet në muajin prill, ndërsa sot është vendosur në përdorim.

Finlanda gjithashtu ka filluar punimet për të ndërtuar më shumë gardhe.





Story i mëparshëm

Steam feston 20 vjetorin me zbritje të mëdha

Story i radhës

Berisha: Arrestimi i Amant Josifit, ortakut të Olsi Ramës në Dubai u mbajt i fshehtë për një javë

Të fundit nga