Finlanda dyshon se katër avionë luftarakë rusë e shkelën hapësirën e saj ajrore

June 14, 2024
1 minut lexim

Roja Kufitare e Finlandës ka thënë të premten se dyshon se katër avionë luftarakë të Rusisë e kishin shkelur hapësirën ajrore të vendit nordik më 10 qershor.

Të hënën e kaluar, Ministria e Mbrojtjes e Finlandës tha se dyshonte se avionë luftarakë rusë e kishin shkelur hapësirën e saj ajrore për rreth dy minuta mëngjesin e së hënës.

“Derisa hetimi po vazhdon, është bërë del që, përveç një avioni rus të raportuar më herët, ka po ashtu arsye për të dyshuar se edhe tre avionë të tjerë shkaktuan shkelje territoriale”, tha të premten agjencia e rojës kufitare në një komunikatë.

Putin paralajmëron Finlandën për “probleme” pas mbylljes së kufirit

Në komunikatën e saj thuhet se avionët rusë përbëheshin nga dy bombardues dhe dy avionë luftarakë.

Hera e fundit kur u konfirmua shkelja territoriale e Finlandës nga avionët luftarakë rusë ishte në gusht 2022, sipas Ministrisë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Sezoni turistik, Policia e Shtetit del me njoftimin e rëndësishëm: Kufizime lëvizjesh në këto akse rrugore

Story i radhës

Gjobitet me 200 euro qytetari nga Gjilani për hedhje mbeturinash

Të fundit nga

ShkoLartë