Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla i bëri thirrje kreu të Prokurorisë së Posaçme, SPAK që të nisë hetimet për çështjen e financimeve ruse në Partinë Demokratike.
Ai kërkoi që të merren në pyetje nga prokurorët e posaçëm ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha.
“I bëj thirrje zotit Kraja që për çështje të interesit kombëtar kjo prokurori të fillojë këtë çështje, urgjentisht që të thirren Basha, Berisha që kanë ngjyer gishtat dhe xhepat e PD në çorbën e rublave ruse, i bëj thirrje çdo demokrati në këto kushte që na duhet sa më shumë solidaritet me Kosovën. Kuvendi do vijojë të diskutojë buxhetin, adreson sfidat në përballje me luftën siç ia kemi dalë me dy luftërat e tjera do ia dalim edhe kësaj radhe. Hartën e Ballkanit nuk e bëjmë dot as komshinjtë nuk i zgjedhim dot, mundësia e mirë që Shqipëria ka tashmë do të jetë mikpritësi i samiti të Ballkanit perëndimor me BE. Ta shfrytëzojmë për një fazë të re të bashkëpunimit rajonal, BE dhe Ballkani i Hapur janë nisma koecive me njëra tjetrën, ecin në drejtim të zhvillimit të bashkëpunimit rajonal, hidhni një sy , bëni llogari kujt i shërben Saliu, si ka mundësi që Donald Lu i ka shkuar me dosjen e financimeve ruse dhe ka dalë e ka thënë e kam refuzuar, a është në këtë dosje që PD me dijeninë e Sali Berishës është financuar me para të borderove të Kremlinit, nëse PD nuk e bën transparente, në asnjë vend evropian, aq më shumë vend anëtar i NATO-s, që SHBA njofton zyrtarisht të gjitha partitë politike, veç Saliut, ka ardhur ambasadorja dhe na ka informuar rrezikun që i është kanosur Shqipërisë nga këto, si ka mundësi që SPAK nuk ka nisur hetimet për këtë çështje, këtu bashkohen akuzat për korrupsion dhe minim të demokracisë”, tha Balla.