Ministri i Pushtetit Lokal, Elber Krasniqi, ka njoftuar se kanë financuar disa projekte në Pejë , nga programi për performancë komunale.
Projektet e financuara janë projekti për ndërtimin e urës për këmbësor në lagjen Puhovc dhe projektin për rregullimin e hapësirës dhe vendosjes së urës së re te Sharra.
‘’ Përmes këtyre projekteve, ofrohet mundësi për fuqizimin e turizmit, bashkimin e qytetarëve dhe zhvillimin ekonomik lokal. Projekte të tilla janë prioritet i ynë duke pas gjithmonë për qëllim të krijojmë kushte më të mira për qytetarët’’, ka shkruar ministri në Facebook.
Postimi i plotë: