Financim studentëve ekselentë vetëm Shqipëri, nuk përfitojnë ata që nuk kthehen në atdhe

April 22, 2022
1 minut lexim

Qeveria nuk do të financojë më studentët ekselent që pranohen në universitetet më të mira botërore.

Në reformën e fondit të posaçëm do të mbështeten të rinjtë që do të ndjekin në Shqipëri degët më të kërkuara në vend, por edhe administrata.

Shkak për këtë vendim është bërë refuzimi I studentëve të talentuar për tu kthyer në atdhe pas përfundimit të universitetit.

Nga fondi i ekselencës nuk do të përfitojnë vetëm studentët, por edhe administrata shtetërore.

Këtë vendim e ka konsideruar të çuditshëm deputeti demokrat Belind Këlliçi i cili në komisionin parlamentar tërhoqi vëmendjen për largimin e të rinjve përfshirë edhe të talentuarit.

“Sigurohen financime jo vetëm për studentët, por edhe për administratën shtetërore. Kalimi nga studentëve tek administrata, e bën çarjen e ferrës së studentëve më të madhe.”

Faktin që mjaft përfitues të fondit janë larguar e pranojnë dhe përfaqësuesit e qeverisë.

“Më shumë se 70% e studentëve që kanë përfituar janë kthyer dhe kontribuojnë në vend. Për një pjesë të tyren janë duke u ndjekur procedurat gjyqësore për bursën e fituar.”

Deri më tani fond kanë përfituar studentët e pranuar në universitetet më të mira.

Me ndryshimin e bërë do të financohen degët në universitetet shqiptare.

“Ky fond do t’i dedikohet atyre që zgjedhin të studiojnë në vendon tonë dhe që zgjedhin degë prioritare.”

Viti 2021 shënoi dhe numrin më të lartë të të rinjve të larguar drejt shteteve të tjera.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bien lehtë rastet me Covid-19 në Kosovë, bilanci i 24 orëve të fundit

Story i radhës

Ambasada britanike po sigurohet përpara se të rihapet në Kiev

Të fundit nga

ShkoLartë