financial times jd vance i kerkoi ukraines te ndaloje sulmet ndaj cisternave te naftes ne detin e zi 6a7c2655cee8a

Financial Times: JD Vance i kërkoi Ukrainës të ndalojë sulmet ndaj cisternave të naftës në Detin e Zi

August 12, 2026
1 minut lexim

Zëvendëspresidenti amerikan J.D. Vance i ka kërkuar Ukrainës të ndalojë sulmet me dronë ndaj cisternave të naftës që përdorin portet ruse në Detin e Zi, sipas Financial Times.

Sipas gazetës, kërkesa është bërë në fund të muajit të kaluar, pasi Uashingtoni u shqetësua se sulmet po rrisnin pasigurinë në tregjet e naftës dhe po dëmtonin kompanitë amerikane.

Sulmet kishin prekur cisterna që transportonin naftë bruto nga Kazakistani drejt një terminali të Konsorciumit të Tubacionit Kaspik, pranë një porti rus në Detin e Zi.

Pas kërkesës amerikane, Ukraina ka pezulluar sulmet ndaj këtyre anijeve. Edhe Bloomberg kishte raportuar më herët për një kërkesë të ngjashme të SHBA-së, duke theksuar se bëhej fjalë për cisterna që nuk ishin në pronësi ruse.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

termeti i fuqishem ne kolumbi mepj nuk ka shqiptare mes viktimave 6a7c25f3aba78
Lajmi i mëparshëm

Tërmeti i fuqishëm në Kolumbi, MEPJ: Nuk ka shqiptarë mes viktimave

vogue williams frymezohet nga anne hathaway dhe ekspozon barkun e shtatzenise 6a7c271ceac5b
Lajmi i radhës

Vogue Williams frymëzohet nga Anne Hathaway dhe ekspozon barkun e shtatzënisë

Të fundit nga

ShkoLartë