Finalja në Londër

Tensionet e mëdha vazhdojnë mes Ukrainës dhe Rusisë, me dy shtetet që momentalisht nuk mendojnë për t’u tërhequr.

Ky tension i madh mes dy shteteve ka ndikuar edhe në sport, me finalen e Ligës së Kampionëve që mund të ndryshojë destinimin. Finalja e Ligës së Kampionëve që do zhvillohet me 28 maj, është paraparë të zhvillohet në “Saint Petersburg”, por shkaku i tensioneve mes dy shteteve kjo gjë do ndryshojë.

Mediumi frances “RMC Sport”, raporton se UEFA nuk dëshiron të përfshihet në këtë konflikt mes shteteve, prandaj do e ndryshojë destinimin, se ku do zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve.

Sipas mediumit francez, stadium “Uembli” është duke u konsideruar si destinacioni më i duhur që të zhvillohet kjo finale, por nuk është ende asgjë zyrtare.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Adelina Berisha paralajmëron këngën e re, publikohet të mërkurën

Story i radhës

Bie shi për vetëm pak minuta, përmbyten rrugët e qytetit të Durrësit

Të fundit nga